E Diel, 1 Nëntor 2026

Cilet filma pelqeni te shihni?

Kinematografia dhe filmat artistike, ne teresi, jane nder me te preferuarit e teleshikuesve. Filmat artistike te kinemase, por dhe ato televizive, jane zgjedhja e perditshme dhe e pernatshme e shqiptareve ne morine e televizioneve pa ose me pagese. Disa zhanre te filmit jane zgjedhur nga “Koha Jone” online, per te testuar lexuesit, se cilin pelqejne me shume, kur qendrojne perpara ekranit te televizioneve kombetare, atyre me pagese, si dhe kanaleve rajonalo-vendore.
Komedia eshte me e preferuara e afro 400 lexuesve online. Ata kane zgjedhur filmat me tematike humori, duke e renditur kete zhaner ne vend te pare.
Menjehere pas tij renditet romanca. Filmat me tematike dashurie jane zgjedhur nga 19.6 per qind e lexuesve.
Kurse aksioni vjen menjehere me pas ne klasifikimin e zhanreve me te pelqyer te filmit. Kinemaja e aksionit dhe aventures ka “perlare” 18.2 per qind te votave.
Me 12.9 per qind eshte vene si preference e katert nga pjesemarresit ne sondazh filmi me tematike fantastiko-shkencore. Te pakten 12.9 per qind e votuesve kane klikuar kete zhaner filmi si me te pelqyerin.
Drama eshte nje tjeter tematike e preferuar e filmit artistik kinematografik dhe televiziv. Mbi 10.5 per qind e votuesve ne sondazhin e www.kohajone.com perzgjodhen filmat dramatike, si me te preferuarit e tyre. Kurse me vetem 0.9 per qind me pak (9.1 per qind) u renditen filmat horrore, si me te preferuarit ne kete pjese te afro 400 lexuesve pjesemarres ne sondazhin e perjavshem.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›