E Diel, 1 Nëntor 2026

Si te kurojme gerhitjet dhe diabetin para martese

Gerhitja
Dimri eshte nje nga shkaktaret kryesore qe ndikon ne shfaqjen apo ne rritjen e gerhitjes, e cila eshte nje fenomen qe ndodh ne organizem, si rezultat i nje veshtiresie qe krijohet ne rruget e frymemarrjes. Gjate gjumit, te te gjithe njerezit ndryshon aktiviteti i frymemarrjes, sepse qetesohet aktiviteti i qendrave nervore qe koordinojne levizjet e frymemarrjes dhe pozicionin e trupit. Pervec kesaj, vihet re nje qetesim i muskujve te gojes dhe fytit; te gjitha se bashku keto fenomene, sidomos kur jane te theksuar, mund te shkaktojne fenomenin e gerhitjes dhe te disa nje ostruksion (bllokim) gati komplet te rrugeve te frymemarrjes gjate gjumit, me bllokim te frymemarrjes per pak sekonda: apnea. Faktore te tjere qe ndikoje ne shfaqjen e gerhimave jane te lindur ose te fituara gjate jetes. Te lindurat jane qe nga keqformimet e ndarjes se hundes, mishi i huaj, qe gjendet te femijet e vegjel. Pjesa tjeter jane traumat e ndryshme, te cilat fitohen gjate jetes qe jane me prejardhje nga aksidentet, goditjet.
Pasojat
Ulje te oksigjenimit qe manifestohen me veprime tru e zemer
Gerhitja e gjate krijon tharje te mukozave te gojes
Frymemarrja me goje sjell agjente te ftohte atmosferike
Frymemarrja me goje sjell agjente mikrobiale
Ajri shkon direkt ne mushkri i pa filtruar
Ajri shkon ne mushkri i pa ngrohur
Ajri shkon ne mushkri i lageshtuar
Keshillat
Vizite te mjeku specialist
Korrigjimi i perdes se hundes kur ka probleme
Heqja e mishit te huaj, nese ai ekziston
Heqja e formacioneve te ndryshme
Te krijohet nje komoditet me jastekun
Pershtatje e vendit te fjetjes
Duhet te shikohet edhe perthyeja e qafes
Martesa dhe diabeti
Gjithsecili duhet te tregoje se eshte i semure. Kurse, per sa i perket marteses, shumica e te semureve me diabetin e sheqerit mund ta kryejne martesen si te gjithe. Te bejne nje jete aktive dhe te lindin femije te shendetshem. Nje grua diabetike, e cila ka nje norme sheqeri te kontrolluar mire, nuk ka probleme gjate shtatzenise. Por ajo qe keshillohet eshte se kjo shtatzeni duhet te jete e planifikuar. Por ka edhe raste kur diabeti shfaqet ne shtatzeni, ku niveli i sheqerit ne gjak rritet vetem ne periudhen kur nje femer eshte ne periudhen e rritjes se femijes ne bark. Por ky diabet zhduket menjehere pas lindjes se femijes. Ne shumicen e rasteve, diabeti i sheqerit gjate barres shfaqet ne tremujorin e dyte apo te trete te shtatzenise. Me lindjen e femijes zhduket edhe diabeti te keto gra. Ato kthehen ne gjendje normale, por duhet pasur gjithmone kujdes, sepse pas pese apo edhe dhjete vjetesh, mund te preken dhe te behen me diabet.
Simptomat
Gjenet e predispozuara mund te shkaktojne nje diabet
Diabeti shfaqet edhe nga nje ushqim jo i ushqyeshem pa vitamina
Edhe mungesa e aktivitetit fizik eshte nje nga shkaktaret
Te predispozuar jane edhe ata persona mbi peshe
Pacientet kane shume etje
Kjo perkthehet edhe me nje shtim te sasise se urines
Pacientet ndiejne dobesi trupore, si dhe gjendje pagjumesie
Preken shpesh here nga infeksione te shumta
Pacientet kane tharje te gojes
Keshilla
Duhet te tregoni se vuani nga diabeti
Martesa mund te kryhet si te gjithe te rinjte
Duhet kontrolluar diabeti ne shtatzeni
Shtatzenia duhet te jete e planifikuar
Ne disa raste, diabeti shfaqet vetem ne shtatzeni
Duhet perdorur insulina ne kete periudhe
Diabeti shfaqet ne tremujorin e dyte
Kur lind femija, ky diabet zhduket
Kerkohet kujdes se diabeti rishfaqet
Jeta e perditshme dhe diabeti
Nese nje diabetik duhet te kryeje sherbime dentare, eshte shume e rendesishme qe ato te mjekohen me antibiotike per te qene te mbrojtur. Sepse duhet qe antibiotiket te jene te “brishte” dhe nen hijen e diabetit cdo semundje zhvillohet me shpejt dhe me rende dhe pa u kuptuar. Nese nje nga pacientet harron te marre insulinen ne mengjes, duhet menjehere qe te kontaktoje mjekun personal, i cili ndjek vazhdimisht ecurine e semundjes se pacientit. Dhe eshte po mjeku, ai qe do te jape udhezimet sipas gjendjes se pacientit. Por, nese pacienti me diabet punon gjithmone ne turn te trete, duhet te ndryshoje marrjen e dozes se insulines. Duke qene aktiv edhe gjate nates, keshillohet qe te merret 2/3 gjate oreve te nates dhe pjesa tjeter gjate dites. Nderkohe adoleshentet dhe te rinjte duhet te tregojne per semundjen e tyre qe shoket t’u vijne ne ndihme.
Kush duhet te kete kujdes
Femijet dhe adoleshentet
Duhet te tregojne te shoket dhe mesuesit
Punetoret e turnit te trete
Te rinjte para martese
Personat me kujtese te dobet
Gjate heqjes se dhemballeve
Masat qe duhen marre
Sheqer apo leng frutash te femijet
Punonjesit e nates te permbysin dozen e insulines
Te rinjte duhet te tregojne semundjen para marteses
Shenime te dukshme per te mos harruar insulinen
Antibiotike gjate nderhyrjeve dentare
Keshillim me mjekun specialist

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›