Tentojne vjedhjen e bankes, "i tradhton" alarmi
Deshtim te sigurt pesuan dje nje tufe hajdutesh ordinere qe sulmuan banken ne Peqin per te grabitur parate e saj. Sinjali i alarmit beri qe plani te rrezohej duke zhdukur autoret nga vendngjarja. Burime zyrtare te policise thane dje se "persona ende te paidentifikuar kane tentuar te vjedhin mbremjen duke u gdhire dita e diel, degen e bankes "Reiffeisen Bank" ne qytetin e Peqinit. Dhunuesit kane arritur te thyejne dy nga kamerat e sigurise dhe deren kryesore te bankes, por pa mundur te cojne deri ne fund planin e tyre. Shefi i Komisariatit te Policise se Peqinit, Ahmet Bala, tha dje se pas ngjarjes jane shoqeruar tre persona, te cilet jane marre ne pyetje. Por ende nuk behet e ditur, nese jane identifikuar autoret qe tentuan vjedhjen e filialit te njeres prej bankave me te rendesishme ne vend.
Banka ndodhet ne qender te qytetit dhe, sipas policise, mesohet se keta persona, te cilet mendohet te jene nga qyteti i Peqinit, kane thyer kamerat, te cilat ndodhen ne deren e jashtme te bankes, si dhe deren kryesore. Ne vendin e ngjarjes ka shkuar edhe grupi hetimor, i cili nuk ka konstatuar qe vjedhesit te kene arritur te hyjne ne ambientet e brendshme. Nderhyrja e uniformave blu ka bere qe vjedhesit te largohen menjehere, pa arritur te cojne deri ne fund planin e tyre kriminal.
Burime nga "Raiffeisen Bank" bene te ditur dje se nga sportelet e filialit te Peqinit nuk eshte vjedhur asnje vlere monetare dhe nuk eshte arritur te behet asnje dem. Keqberesit jane larguar me shpejtesi pas renies se alarmit. Alarmi i cili eshte aktivizuar menjehere pas hapjes se deres ka njoftuar forcat e rendit te cilat kane arritur ne degen e Peqinit brenda pak minutash, por grabitesit jane larguar me vrap. "Policia e Peqinit po heton ne lidhje me ngjarjen e nje nate me pare. Ne emer te Raiffeisen Bank une dua te falenderoj forcat e rendit te qytetit per bashkepunimin dhe gatishmerine e treguar", tha Sokrat Dylgjeri, drejtor i Sigurise ne Raiffeisen Bank. Ai beri te ditur se dega e Peqinit do te jete e hapur si zakonisht gjate dites se sotme. Nderkaq, "Raiffeisen Bank" theksoi se ka marre masat per riparimin e shpejte te demeve te shkaktuara ne porten kryesore dhe ne kamerat e sigurise.
Re.Rre