E Diel, 1 Nëntor 2026

“Djajte” shkrumbojne Derbin dhe presin Arsenalin

Arber Hoxha
Liga superiore angleze ka zhvilluar diten e djeshme 6 ndeshje dhe kater te tjerat do te luhen sot. Aston Vila eshte mposhtur 1-3 ne shtepine e saj kunder Portsmuthit. Miqte kane kaluar ne avantazh ne minuten e 10 te takimit, ku lojtari i Viles, Gardner, u ka dhuruar nje gol kundershtareve, te cilet ne minuten e 40-te te takimit kane mundur te dyfishojne rezultatin me anen e Muntarit. Ne pjesen e dyte, ka qene perseri Muntari qe realizon dopieten e tij, duke trefishuar rezultatin. Aston Vila ka mundur te tund rrjeten kundershtare vetem ne minuten e 72, me anen e nje penalltie te ekzekutuar nga Berri. Celsi ne takimin e tij ne shtepi kunder Sanderlendit ka mundur te marre nje fitore te paster 2-0. Andri Shevcenko duket se eshte rikthyer, ai ka mundur te kaloje skuadren e tij ne avantazh ne minuten e 23-te, ku ne te dyten ka qene Frenk Lampard, qe ka realizuar nje penallti. Edhe Mancester Junajtid ka mundur te fitoje ne fushen e tij kunder Derbit ne 4-1. Gigs ka qene ai qe ka hapur serine e golave ne minuten e 40-te takimit. Me pas Tevez me nje dopiete ne minuten e 45-te dhe 60-te. Hauard i Derbit ka shkurtuar diferencen ne te 76-en, por Kristiano Ronaldo nuk ka qendruar dot pa e shenuar dhe nje tjeter, pikerisht ne minuten e fundit te takimit.
Njukasell ka marre nje fitore te veshtire ne shtepine e tij kunder Birminghemit. Te paret qe kane kaluar ne avantazh kane qene miqte, me anen e Zheromese, qe tundi te zotet e shtepise ne minuten e 9-te. Pas ketij goli ne te 36-en Njukasell fiton nje penallti, qe Martins e kthen ne gol. Pjesa e dyte ka qene mjaft e veshtire, ku vetem ne kohen shtese, Beje ka arritur t’i jape tri piket skuadres se tij, qe e ka ngritur Njukasllin ne kuoten e 25 pikeve dhe njekohesisht te ruante vendin e dhjete.
Kater takime te tjera do te luhen sot. Arsenali i vendit te dyte do te prese ne shtepine e tij Liverpulin e vendit te katert. Nje ndeshje mjaft interesante, pasi skuadra e Arsen Vengerit kerkon te marre vendin e pare, qe e mori dje Mancester Junajtid. Ndeshja do te luhet ne oren 14:30. Boltoni ka perballe Uiganin, ne nje ndeshje ku te dyja skuadrat jane mjaft te motivuara per te marre pike, ky takim do te luhet ne oren 16:00. Po ne kete ore Totenhemi i vendit te 16-te do te kete te “ftuar” Mancester Sitin, qe ka zbritur ne vendin e shtate dhe ka 30 pike. Takimi fundit i mbetur eshte ai mes Blekbernit dhe Uest Hemit, qe do te luhet ne oren 17:00.
Dje
Aston Vila – Portsmuth 1-3
Celsi – Sanderlend 2-0
Everton – Fulhem 3-0
Mancester. J – Derbi 4-1
Njukasell – Birmingham 2-1
Riding – Liverpul
Sot
Midelsbrou – Arsenal 14:30
Bolton – Uigan 16:00
Totenhem – Mancester Siti 16:00
Blekbern – Uest Hem 17:00
Renditja
1 Man. Junajtid 39
2 Arsenal 37
3 Celsi 37
4 Portsmuth 33
5 Liverpul 30
6 Man. Siti 30
7 Everton 30
8 Aston Vila 27
9 Bllekburn 26
10 Njukastel 25
11 Uest Hem 19
12 Riding 17
13 Birminghem 14
14 Fullhem 13
15 Sanderlend 13
16 Totenhem 12
17 Bolton 11
18 Midelsbrou 11
19 Uigan 9
20 Derbi 6

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›