Cirku Kombëtar dhuron çaste gëzimi në repartin e Onkohematologjisë

TIRANË, 25 shtator /ATSH/ Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e fëmijëve, Cirku Kombëtar u bë pjesë e ditës së vogëlushëve në repartin e Onkohematologjisë.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja përmes një videoje të ndarë në rrjetet sociale shkruan se “me lojëra, të qeshura dhe shpresë, artistët dhuruan disa çaste gëzimi për heronjtë e vegjël që çdo ditë luftojnë me guxim”.
Shtatori është muaj i ndërgjegjësimit për kancerin te fëmijët.
Ky muaj na kujton rëndësinë e njohjes së hershme të kancerit te fëmijët dhe mbështetjes për ata që po luftojnë me këtë sëmundje.
Informimi, diagnostikimi i shpejtë dhe trajtimi i duhur mund të bëjnë diferencën në jetën e një fëmije.
View this post on InstagramA post shared by Agjencia Telegrafike Shqiptare (@ata.gov.al)
/m.q/a.f/re./