E Diel, 1 Nëntor 2026

Çmimi i apartamenteve në Tiranë, zona më e shtrenjtë Qendra dhe Liqeni Artificial, më të përballueshme Kamza dhe Paskuqani

Tregu i pasurive të paluajtshme në Tiranë vijon të shënojë rritje të çmimeve, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë blerjen e një apartamenti për familjet e reja.

Sipas të dhënave të tregut për vitin 2026, zonat më të shtrenjta mbeten Blloku, Qendra dhe Liqeni Artificial ku çmimet  arrijnë deri në 6 mijë euro për metër katror.

“Pjesa e Liqenit, stadiumit janë një ndër zonat më të shtrenjta dhe më të preferuara të cilat kanë dhe vlerën më të lartë të çmimit. Çmimet variojnë nga më të ndryshmet në varësi të sipërfaqeve. Kur ato janë të vogla çmimi është më i lartë”, u shpreh Ervin Demirxhiu, ekspert i pasurive të paluajtshme.

Në krahun tjetër, zonat më të përballueshme për blerësit janë Kashari, fresku dhe Paskuqani, ku çmimet luhaten nga 1 mijë e 100 deri në mijë e 300 euro për metër katror.

“Është zona e Paskuqanit, e Freskut deri diku, Yzberishti apo kur shkojmë sa më shumë në drejtim të Kasharit që mund të gjesh çmime më të përballueshme”, tha ai.

Këto zona po tërheqin interesin e familjeve që kërkojnë alternativa më ekonomike, por edhe të investitorëve që presin zhvillim të mëtejshëm urban.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›