E Hënë, 2 Nëntor 2026

DALLAS – Tre të plagosur nga të shtënat në një qendër emigrantësh

DALLAS, 24 shtator /ATSH-ANSA-DPA/ – Tre persona u plagosën pas të shtënave në një qendër emigrantësh në Dallas.

Sulmuesi, pasi u pikas nga forcat e rendit, kreu vetëvrasje.

Ende nuk është përcaktuar nëse viktimat e të shtënave ishin oficerë, zyrtarë apo migrantë të qendrës.

”I dyshuari ka ndërruar jetë”, tha policia.

Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, tha në X se autori i vrasjes vdiq nga një plagë me armë zjarri e shkaktuar nga vetë ai.

Motivi mbetet i paqartë, ashtu si edhe identiteti i viktimave.

”Hetimet paraprake tregojnë se autori i vrasjes hapi zjarr nga një ndërtesë fqinje”, tha policia./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›