E Diel, 1 Nëntor 2026

Dalin nga shtrati lumi Seman, Vjosë e Shkumbin, pritet rritje e niveleve në të gjithë lumenjtë

Rritja e nivelit të ujit nga prurjet e shumta nxorën përsëri nga shtrati lumenjtë Seman, Vjosë dhe Shkumbin. Për shkak të prurjeve të larta lumi Seman ka dale nga shtrati ne fshatin Murriz. Ka përmbytur qindra hektarë tokë bujqësore brenda argjinaturave ne Roskovec-Patos dhe Fier  si  dhe ka prezencë uji ne oborret e banesave.

“Lumenjtë Seman dhe Shkumbin kanë dal nga shtrati në disa zona duke përmbytur sipërfaqe të konsiderueshme toke bujqësore dhe duke prekur disa banesa”.

Edhe Lumi Shkumbin, ka dale nga shtrati, dhe ne fshatin Thanasaj ka kaluar  nivelin e argjinaturës dhe ka prekur rreth 20 banesa.

Evakuime gjatë natës për shkak të daljes së lumit Devoll pati dhe në Kuçovë dhe Dimal.

Në Obot, uji është prezent vetëm në afërsi të oborreve, pa depërtim në banesa; qarkullimi është i garantuar dhe realizohet me mjete të Ushtrisë.

Në bashkinë Shkodër sipërfaqja totale e tokës bujqësore me prani uji vlerësohet rreth 525 ha.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›