Veriu zbardhet nga dëbora, bllokohet rruga për në Theth, trashësia arrin në 2 metra

Reshjet e dendura të dëborës, kanë shkaktuar probleme në disa qarqe të vendit, duke sjellë vështirësi të qarkullimit në disa akse kombëtare dhe shumë të tjerë në zonat rurale.
Në Shkodër është bllokuar aksi Qafë Thore-Theth, ndërsa në Kukës, janë dhjetëra fshatra të izoluar nga dëbora në zonat e Topojanuit, Zapodit, Shishtavecit etj.
Në Dibër, reshjet e dëborës kanë shkaktuar bllokime rrugësh në disa njësi administrative si dhe ndërprerje të energjisë elektrike në zona të caktuara.
Qarkullimi në akset kryesore po mbahet i kontrolluar, ndërsa në rrugët rurale po punohet për hapjen dhe garantimin e aksesit. Po ashtu vijon operacioni i kërkimit për një shtetas të humbur, me angazhimin e forcave të specializuara.
Në qarkun Korçë problematikë kryesore vijon të mbetet mungesa e energjisë elektrike. Pavarësisht angazhimit maksimal të punonjësve të OSHEE-së që kanë në kushte ekstreme të motit rreth 600 abonentë në zonat rurale janë pa energji elektrike.
/rtsh.al/