E Diel, 1 Nëntor 2026

“Darka e fundit” mes batutash në Abu Dhabi, 3 pilotë nuk marrin pjesë në festë

Siç është bërë traditë tashmë, edhe këtë vit pilotët e Formula 1 kanë organizuar një festë mbrëmjen e së enjtes së fundit të sezonit. Në Abu Dhabi ata kanë festuar së bashku fundin e kampionatit.

Nga 20 pilotët e kampionatit kanë munguar në këtë festë 3 prej tyre: 2 pilotët e Aston Martin, Lance Stroll dhe Fernando Alonso, si dhe piloti i Sauber, Nico Hulkenberg. Foton e parë, ku pilotët duken të buzëqeshur, e ka shpërndarë Lewis Hamilton.

Piloti anglez e ka shoqëruar foton edhe me një mesazh, ku shkruan: “Ja klasi 2025. Jemi personat e vetëm në botë që bëjmë atë që bëjmë dhe për këtë jemi me shumë fat. Jam krenar për këtë grup pilotësh, kundër të cilëve kam privilegjin të garoj. Edhe pse jemi kundërshtarë, nuk ka asgjë për të mos pasur respekt mes nesh. Jam krenar që i kam miq. Shpresojmë që të dhurojmë një garë të bukur në këtë fund sezoni”.

Fotoja e Hamilton është shpërndarë më pas nga të gjithë pilotët, secili me një mesazh ndryshe. “Bukur të organizohemi, – shkruan Leclerc – dhe të kalojmë pak kohë bashkë”. Lando Norris ka bërë ironi, duke shkruar se “nuk pati fare ushqim gjatë darkës”.

Këtë fundjavë pilotët do të jenë sërish në pistë për raundin final të sezonit, sërish kundërshtarë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›