E Diel, 1 Nëntor 2026

U mor e pandehur nga SPAK për dosjen “Veliaj”, Klotilda Bushka kërkon pushimin e akuzës

Ish-kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, e marrë e pandehur për veprën penale “pengim i drejtësisë” në dosjen Veliaj, ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) pushimin e akuzës.

Mbrojtja e saj argumentoi se, në alternativë, nëse nuk aprovohet kërkesa për pushim akuze, të aprovohet gjykimi i shkurtuar.

Seanca paraprake në GJKKO, vijon me mbrojtjen e shoqërive dhe personave të tjerë të marrë të pandehur.

Kujtojmë se SPAK i ka komunikuar Bushkës akuzën për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës në dosjen “Veliaj”.

Të pandehur për këtë dosje janë Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, si dhe 28 persona e shoqëri.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›