Neza: Fjalimi i Ramës, i shkëlqyer, por fshehu Shqipërinë e vërtetë

Analisti Sami Neza, i ka komentuar takimet e kryeministrit, Edi Rama nëpër diasporë, si një përpjekje për të fshehur Shqipërinë e vërtetë.
Në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, Neza, duke marrë si ilustrim takimin e fundit të Ramës në Itali, u shpreh se fjalimet e kryeministrit janë shumë të mira, por ato janë ese.
“Rama shkon për të fshehur Shqipërinë që ka krijuar prej 11 vitesh. Shqiptarët do prisnin këdo kryeministër që do të shkonte, por ai po e shfrytëzon këtë pritje për qëllimet e tij. Ai falsifikon realitetin në këto takime. Mitingjet masive i bën sepse e di që emigrantët mund të ndikojnë edhe brenda vendit. Ai fsheh Shqipërinë reale, ndërton bazë për propagandë nëse vendosin për të votuar emigrantët. Fjalimet e tij janë ese. I ka shumë të mira. Por nuk është ky komunikimi që presin shqiptarët. Gjysma kanë ikur prej tij.”, tha Neza.
/rtsh.al/