E Martë, 3 Nëntor 2026

Ballo: Marrëveshja Rama-Meloni nuk e zgjidh problemin e emigrantëve

Geri Ballo, një aktiviste e njohur për të drejtat e emigrantëve, në një lidhje me Skype nga Italia ka komentuar në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH takimin e Ramës me diasporën në Itali, ashtu edhe marrëveshjen Rama-Meloni.

Sipas saj, takimi ishte organizuar shumë mirë dhe kryeministri Rama spikat në fjalimet e tij, por nga ana tjetër marrëveshja e firmosur me Melonin nuk ja zgjidh problemin Melonit për emigrantët.

“E majta italiane ka pasur qëndrueshmëri në kritika e saj kundër marrëveshjes, pasi Meloni erdhi me argumentin se do ta zgjidhte këtë çështje. Melonit i duhej kjo marrëveshje, me qëllim për ta bërë shembull edhe në vende të tjera të BE-së, por marrëveshja nuk ja zgjidh problemin. E ka bërë të lehtë dhe deklarative zgjidhjen, por më pas ka kuptuar se nuk është e lehtë, madje është shumë e komplikuar. Kjo marrëveshje nuk zgjidh, por ajo e përdor vetëm për promovim. Rama ka kapacitet shumë të mirë komunikimi pati një fjalim mjaft të pëlqyeshëm gjithë përfshirës. Ai njohu punën dhe kontributin e emigrantëve dhe kjo është diçka shumë e mirë. Ishte ndërtuar mirë si event, si festë. Në këtë frymë u pasqyrua edhe më mediat italiane, në dallim me atë që pasqyruan mediat greke kur Rama bëri takimin në Greqi.”, tha Ballo.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›