E Premte, 6 Nëntor 2026

Delegacioni i BERZH takim në MEKI, në fokus tërheqja e investimeve

TIRANË, 20 nëntor/ATSH/ Një delegacion i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) zhvilloi një takim me drejtues të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ku u diskutua për prioritetet që do të adresohen përmes Strategjisë 2025-2030 për Shqipërinë.

Këto prioritete strategjike kanë qëllim përmirësimin e qeverisjes në ekonomi, ristrukturimin e ndërmarrjeve shtetërore dhe forcimin e sundimit të ligjit.

Në një postim në rrjetet sociale ministri Gonxhja theksoi se “gjatë takimit biseda u fokusua tek mbështetja për sektorin privat në drejtim të ndërtimit dhe rritjes së kapaciteteve të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, përmirësimin e aksesit në financim gjithashtu edhe për krijimin e një kornize të qëndrueshme të politikave për inovacionin me qëllim tërheqjen e investimeve”.

“Angazhimi ynë mbetet i fortë për të mbështetur zhvillimin ekonomik të Shqipërisë”, tha Gonxhja.

Ministri Gonxhja falënderoi BERZH për mbështetjen dhe mundësitë e reja.

1 nga 6

/k.s/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›