E Diel, 1 Nëntor 2026

Demokristianet, te fituarit e humbur, marrin gjashte deputete dhe humbin dy

Fenomeni i levizjes se deputeteve nga nje parti ne tjetren mori trajten me te frikshme te demokristianet. Te cilet kishin vetem dy deputete, perkatesisht Nikolle Lesin dhe Ndue Shpanin. Duke qene se nuk kishte arritur te futej ne kabinetin qeveritar, madje dhe drejtoret po hiqeshin nje nga nje nga PD, Nikolle Lesi detyrohet te therrase Nard Ndoken nga PDR per t'u vene ne krye te PDK. Ndoka, jo vetem erdhi vete, por mori dhe dy deputete te tjere, perkatesisht Gjinin dhe Ndokajn, duke e rritur grupin ne pese deputete. Me pas Ndoka "rekruton" nga PAD dhe deputetin Ujka, nderkohe qe leviz nga PAA dhe Tola, duke u ngjitur ne kutin e 7 deputeteve. Ne kulmin e kesaj ngjitjeje, Ndoka i ben presion Berishes, i cili e perfshin ate ne qeveri, duke i dhene postin e ministrit te Shendetesise, por dhe dy zv.ministra. Ne fillim Jaken, dhe pas arrestimit te tij, Gurakuqin dhe Bushatin. Ne grupin e PDK afrohet dhe deputeti Kosta, i cili ka si stacion te fundit PDK me sa duket, pasi votes qe dha per Topin President. Pikerisht ketu filluan konfliktet, qe kulmuan me mbajtjen e dy kongreseve, ku Ndoka dhe Gurakuqi pretendojne se drejtojne PDK. Ceshtja eshte ne gjykate, nderkohe qe pikerisht per kete argument, Berisha largon Ndoken nga qeveria dhe mban Gurakuqin dhe Bushatin.

Zgjedhjet

Duke qene se tashme eshte hyre ne vitin elektoral, partite politike ne bilancin e tyre politik, kane vendosur te vene dhe numrin e deputeteve te grupit parlamentar. Pervec te qenit ne qeveri, demokristianet kane vendosin te perdorin dhe numrin e larte te deputeteve dhe sidomos zgjedhjet per pushtetin vendor te 2007 ku moren mbi 4 per qind.

Sistemi proporcional, fund "trafikimit" te deputeteve

Dy partite me te medha politike, PD dhe PS me 21 prill te ketij viti ndryshuan Kushtetuten per te saktesuar ne te nje sistem zgjedhor proporcional rajonal me lista te mbyllura, perkunder sistemit maxhoritar me proporcional te korrektuar qe kishte qene me pare. Nje ndryshim i tille u argumentuar me faktin e thjeshte qe Kuvendi i ardhshem duhet te kishte nje perfaqesim real politike dhe ku fenomeni i "Dushkut" te zhdukej nje here e mire nga skena politike shqiptare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›