E Diel, 1 Nëntor 2026

Divorce evropiane te unifikuara

Nga Anke Hagedorn*

Divorcet jane shpesh te komplikuara. Dhe me se te komplikuar behen, kur partneret vijne nga vende te ndryshme dhe jetojne ne nje vend te huaj. Cili ligji zbatohet p.sh. per nje cift gjermano-francez, qe jeton ne Itali?

Ajo eshte franceze, ai britanik. Te dy jetonin ne Paris. Por lumturia martesore nuk zgjati shume. Ai zbuloi, se ajo e kishte tradhetuar. Ta falte nuk vihej ne diskutim, po ate pasdite ai kerkoi ndarjen ne France. Sipas ligjit francez partnerit, qe eshte fajtor per ndarjen, i takon me pak kompensim nga detyrimi per ushqim. Sikur gruaja ta kishte kerkuar ndarjen sipas ligjit britanik, sjellja e saj nuk do te kishte luajtur rol ne procesin e ndarjes. Ashtu si dhe ne Gjermani faji i partnerit ne ndarje nuk luan ndonje rol.

Diferenca te medha

Dallime apo padrejtesi te tilla ka sa te duash ne ndarjet binacionale. Kete e konstaton edhe avokati Mark van Roy i specializuar per te drejten familjare. Ai e ka zyren jo larg institucioneve evropiane ne Bruksel. Klientet e tij nuk vijne vetem nga Belgjika, por nga vende te ndryshme te Be-se. Belgjika vitin e kaluar modernizoi ligjin per divorcin, per ta pershtatur me ate te vendeve te tjera anetare te BE-se, si p.sh. me Gjermanine apo Holanden, shpjegon Van Roy.

"Deri tani ka pasur dy shkaqe per te kerkuar ndarjen. Njeri ishte, kur mund te deshmoje sjelljen e gabuar te partnerit, si p.sh. tradhtine bashkeshortore. Shkaku i dyte ishte ndarja faktike prej se paku dy vjetesh. Legjislacioni i ri e ka thjeshtuar ligjin e divorcimit. Parimi i fajesise ka mbetur. Faza e ndarjes eshte reduktuar ne nje vit. Por njeri bashkeshort mund ta shprehe dy here para gjyqit deshiren per t´u ndare, dhe bashkeshorti tjeter nuk ka se c´ben dhe duhet ta pranoje ndarjen."

Ceshtja e fajit sipas ligjit te ri nuk luan rol me ne ceshtjen e detyrimit per ushqimin, eshte pra si dhe ne Gjermani. Po ashtu edhe nje gruaje, qe i shoqi e ndan per shkak te tradhtise bashkeshortore, mund t´i takoje dicka, n.q.s. se deshmon, se nuk ka me se te jetoje.

Veshtiresi kur njeri nga bashkeshortet eshte i huaj

Kur cifti eshte gjermano-belg apo te dy jane gjermane, qe jetojne ne Belgjike, ndarja mund te behet nga nje gjykate gjermane vetem n.q.s edhe bashkeshorti tjeter eshte dakord me kete, perndryshe procesi mund te zhvillohet vetem ne Belgjike.

Ne vende te tjera te BE-se eshte ndryshe, aty vlen parimi "kush vjen i pari, ha i pari". Ne mes Gjermanise dhe Belgjikes ndryshimet nuk jane shume te medha, por ligjin suedez dhe ate polak i ndajne bote te tera. Suedia ka ligjet me liberale per divorcin ne Evrope. Ne Poloni vlen nje parim i tille, qe ai qe ben faj nuk perfiton nga detyrimi per ushqim. Ndersa ne Malte divorcet jane ligjerisht te pamundura.

Njesimi i legjislacionit

Njesimi i legjislacionit proces i gjate dhe i veshtire. Prandaj nismat e BE-se per te balancuar ndryshimet e vendeve ne ligjin per divorcin deri tani kane deshtuar. Ne nje takim te ministrave te drejtesise te BE-se para dy javeve ne Bruksel nente shtetet e reja anetare te BE-se rane dakord per te kerkuar nje ligj te perbashket dicorci per BE-ne.

"Kjo do te na lehtesonte shume pune ne avokateve", thote Mark Van Roy. Por ai nuk beson se marreveshja do te rrihet se shpejti. "Ne Slloveni, ne Irlande, ne Gjermani, ne Suedi ka sisteme te ndryshme, qe jane zhvilluar per vite me radhe. Prandaj nuk mendoj se njesimi mund te arrihet ne vitet e ardhshme. Per kete duhet nje fare kohe. Pervec kesaj kjo presupozon edhe ndryshimet ne mentalitetin e secilit popull."

Deri ne njesimin e ligjit per divorcin ne vendet e BE-se mbetet nje rruge e gjate po ashtu eshte e paqarte, nese nje dite nje gje e tille do te behet realitet.

(*) DW


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›