Emigrantet kthejne aksidentet, nje i vdekur dhe gjashte te plagosur
Nje i vdekur dhe shtate te plagosur eshte bilanci i aksidenteve te ndodhura diten e djeshme ne akset kombetare te vendit. Ngjarjet kane ndodhur ne Korce, Lac, Kruje dhe Fier. Nje banor i rrethit te Korces qe udhetonte me automjetin e tij mesditen e se dieles ne nje rruge rurale ne afersi te fshatit Sheqeras. Fatmir Pelinxhi, rreth 50 vjec, nga fshati Podgorie, ka humbur jeten nga rrezimi ne nje kanal me uje prane rruges automobilistike, ndersa ishte duke qarkulluar me automjetin e tij. Burime te policise vendore thane se ky aksident tragjik ka ndodhur rreth ores 15:00, ne vendin e quajtur "Kthesa e Rembecit", ku eshte permbysur automjeti me te cilin udhetonte 50 vjecari. Nga hetimet e para ka rezultuar se makina ka rene ne nje kanal me uje. Policia tha se 50 vjecari mund te kete vdekur nga asfiksia e qendrimit ne uje, por nuk perjashtohet edhe goditja qe ai ka pasur ne trup nga dalja e mjetit prej rruges. Policia nuk beri te ditur shkaqet e ketij aksidenti me pasoje vdekje. Ndersa gjashte te plagosur rende u raportuan nga policia ne rruget e Krujes dhe ne autostraden e Lacit si pasoje e aksidenteve. Ne afersi te fshatit Borizan, kamioni me targa TR 5801 I eshte perplasur me nje makine me targa gjermane dhe per pasoje jane plagosur rende 3 personat qe udhetonin ne autoveture. Mesohet se tre te plagosurit jane emigrante qe ktheheshin nga Gjermania. Aksidenti tjeter ka ndodhur ne autostraden prane qytetit te Lacit dhe perseri mesohet se te plagosurit jane emigrante.
G.Ashimi
G.Ashimi