Zjarri ne Leskovik, dyshohen emigrantet
Leskovik- Nje vater zjarri qe eshte krijuar prej dy ditesh ne kufirin shqiptaro-grek ne afersi te Leskovikut, dyshohet se ka per autore emigrante klandestine qe kalojne ilegalisht per ne territorin e shtetit fqinj. Diten e djeshme avionet greke qe aktivizohen ne raste emergjencash jane pare ne kufiri duke hedhur uje nga ajri per te shuar flaket qe kane kapercyer ne territorin e vendit fqinj. Zjarri i pare masiv i shfaqur kete sezon vere ne rajonin Juglindor ka rene ne pyllin e Germenjit, atje ku nje vit me pare u demtuan siperfaqe te konsiderueshme nga flaket. Kete here, nuk kane qene faktoret atmosferike, por ata njerezore qe kane shkaktuar zjarrin, i cili prej dy ditesh po demton pyllin dhe ende nuk eshte shuar.
Burime te policise se Korces, thane se vatra e zjarrit eshte shfaqur qe pasditen e se shtunes, midis piramidave 17-18, ne vendin e quajtur Mali i Xinxifes, prane Shelegurit. Ende nuk eshte bere e ditur siperfaqja pyjore e prekur nga ky zjarr, por sipas policise intensiteti i flakeve ka ardhur ne renie gjate dites se diele, edhe pse zjarri nuk eshte shuar plotesisht. Ka qene nderhyrja e nje avioni grek qe ka bere te mundur eleminimin e nje pjese te kesaj vatre zjarri. Me disa udhetime te kryera ne hapesiren ajrore, avioni ka hedhur uje mbi vatren e zjarrit per shuarjen e tij, por sidomos per te shmangur shtrirjen ne pjesen greke. Sipas te dhenave te policise, disa persona qe nuk jane identifikuar, jane pare te kalonin ne kete zone para se flaket te perpinin pyllin e Germenjit. Dyshohet se pikerisht keta kalimtare emigrante mund te jene autoret e mundshem te zjarrvenies ne piken turistike te Shelegurit dhe ne nje zone kufitare ku ndahet toka shqiptare me ate greke.
Policia tha se nuk ka arritur te identifikoje zjarrvenesit, nderkohe qe perpjekjet me te shumta jane perqendruar ne shuarjen e tij. Per vete terrenin e thyer malor nuk kane dhene shume rezultat ne izolimin e vatres se zjarrit me njerez dhe pajisje nga toka, por eshte dashur ndihme e nje avioni te ardhur nga Greqia qe te nderhyje disa here me derdhjen e ujit nga ajri qe te ulet intensiteti i flakeve te favorizuara edhe nga temperatura e larte dhe era. Edhe gjate dites se djeshme punonjes te repartit zjarrfikes, te mbeshtetur edhe nga koleget e Korces, Policia Pyjore dhe banore te zones, kane bere perpjekje me mjete rrethanore per te izoluar vatren e madhe te zjarrit. Dyshohet se siperfaqja e djegur shkon ne mbi 10 ha, pa llogaritur ato ne pjesen e kufirit grek. Gjithsesi nje rezultat konkret per demet pritet te nxirret vetem pasi te shuhet plotesisht zjarri qe prej dy ditesh ka perfshire pyllin e Germenjit ne Leskovik.
Precedentet
Pese vatra zjarri rane gjate dites se shtune ne vend si pasoje e temperaturave te larta dhe pakujdesise. Rastet u evidentuan ne qytetet e Lushnjes, Lezhes dhe Shkodres, ndersa nuk ka pasur deme ne njerez. Zjarrfikesit kane nderhyre menjehere duke shmangur edhe tragjedite njerezore, ku ne Gjorm mund te shperthente nje karburant.
15 Vatra Zjarri jane shenuar gjate javes se kaluar ne vendin tone, duke shkaktuar djegien e pyjeve apo banesave te ndryshme. Ndersa gjate nje zjarri ne Metalurgjikun e Elbasanit u shenuan edhe dy viktima.
Gezim Ashimi