E Hënë, 2 Nëntor 2026

Denaj: Shkolla “Charles Telford Erikson” në Golem, mundësi për punësimin e të rinjve

TIRANË, 11 gusht /ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ftoi sot të rinjtë që të aplikojnë për të studiuar në shkollën profesionale “Charles Telford Erikson” në Golem.

Denaj bëri të ditur se me një fokus të veçantë në aftësitë praktike dhe përgatitjen profesionale kjo shkollë ofron drejtimet bujqësi dhe veterinari duke u dhënë mundësi të rinjve të bëhen gati për tregun e punës.

Kjo shkollë ofron edhe drejtimet Hoteleri-Turizëm dhe Ekonomi-Biznes.

Të interesuarit mund të aplikojnë në e-Albania në shërbimin “Regjistrohu në klasën e dhjetë”, deri më 30 shtator.

Shkolla “Charles Telford Erikson”, në Golem, Kavajë e themeluar prej misionarit, diplomatit dhe historianit amerikan me të njëjtin emër, në vitin 1925, është një shkollat më të vjetra të profilit bujqësor në Shqipëri. Këtë vit, kjo shkollë e rëndësishme profesionale u ndërtua krejtësisht e re, së bashku me bazën prodhuese, me një investim të buxhetit të shtetit prej 250 milionë lekësh.

1 nga 10

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›