E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Depo” armësh në shtëpi, arrestohet 64 vjeçari në Tiranë, policia i gjen karikatorë, uniforma policie dhe pistoleta

Arian Durmishaj, 64 vjeç është arrestuar nga policia e Tiranës në kuadër të operacionit “Municioni”.

Pas informacioneve, policia ushtroi kontroll në banesën e durmishit ku gjeti 7 karikatorë armësh, 4 armë të ftohta, 1 pistoletë me mulli, uniforma dhe shkop gome si të Policisë, si dhe sasi të konsiderueshme municioni, të cilat posedoheshin pa leje.

Ndaj 64-vjeçari rëndojnë veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›