E Diel, 1 Nëntor 2026

Deputetet, "eksodi" nderpartiak

TIRANE - Parlamenti shqiptar gjate ketyre tre vjeteve ka presuar levizje, perplasje dhe deformime per sa i perket perberjes se tij parlamentare. Levizja e deputeteve nga nje grup ne nje tjeter, jo vetem qe solli devijimin e vullnetit te votuesit shqiptar, por tregoi me se miri deformimin qe i eshte bere votes se tij, me aplikimin e sistemit te "Dushkut" ne zgjedhjet e zhvilluar ne korrik te vitit 2005. Ne kete kendveshtrim, ndryshimi i sistemit zgjedhor dhe aplikimi i nje sistemi proporcional rajonal, sjelle dhe minimizimin e ketij fenomeni, qe ka peshtjelluar politiken shqiptare.

Fillimi

Ndonese ne zgjedhjet e 3 korrikut te vitit 2005 te djathtet fituan shumicen e votave te domosdoshme per krijimin e qeverise se re, rreziku i rrjedhjeve te vazhdueshme, perplasjeve te interesave qe vinin dhe si pasoje e deformimit te "dushkut", solli dhe nevojen e perfshirjes sa me shume te partive ne koalicionin qeverises, duke u shtrire pertej te djathtes. Pas perfshirjes ne koalicionin qeverises te PBDNJ, e cila kishte hyre e vetme ne zgjedhje, kishte krijuar aleanca rajonale ne te dyja krahet e politikes, por dhe deklaratave se do te kontribuonte ne politiken shqiptare nepermjet pjesemarrjes ne qeveri, ne koalicionin qeverises kaluan agraret e Xhuvelit, duke "dhuruar" kater deputete, te fituar me votat e majta. Ky ka qene dhe devijimi i pare i votes dhe thyerja e akullit nga nje parti politike, teksa kaloi kater deputete nga njeri krah politik ne tjetrin. Keshtu deputetet agrare, Xhuveli, Gjoni, Tola dhe Neranxi iu bashkengjiten te djathteve te Berishes, duke derguar si perfaqesues ne qeveri kryetarin e tyre ne ministrine e Mjedisit. Por perplasja e interesave solli me te vertete levizje te tjera, te cilat bene levizje dhe me flagrante, teksa kaluan nga PS te e djathta, sic ishte rasti i kalimit te deputetit te PS, Tome Doshi ne radhet e demokristianeve, apo vete levizja tjeter e agrareve, nepermjet deputeteve Tola e Neranxi, te cilet levizen perkatesisht ne drejtim te demokristianeve dhe te LSI-se. Nderkohe qe ne drejtim te PS ka levizur deputeti i PAD, Lutaj. Ndersa Hamit Kosta, pas nje xhiroje PDS, PS shkon te PDK.

Grupi i Nanos

Grupi parlamentar socialist, pas votimit te Presidentit te ri Topi, pesoi me te vertete nje tkurrje te forte. Vota e dhene ne favor te Topit nga ana e deputeteve te ashtuquajtur te Nanos, solli dhe perjashtimin e ketyre gjashte deputeteve nga grupi parlamentar i PS. Keshtu, deputetet Sterkaj, Hushi, Dedja, Stafa, Lamaj dhe Dedja perjashtohen nga grupi i PS, nderkohe qe perjashtuar deputetin Dedja qe preferoi te qendronte i pavarur, pese deputetet e tjere, duke marre "hua" deputetin e PD, Flori Bajramaj dhe ate te PR, Alfred Gega formuan grupin parlamentar te qendres. I cili ne te gjitha votimet ka qene pro ligjeve dhe nismave te kryeministrit Berisha dhe qeverisjes se djathte. Duke sjelle ne kete menyre nje deformim te theksuar te votes nga e majta ne te djathte. Nderkohe qe pak kohe me vone, per shkak te perplasjeve me Ramen, largohet dhe deputeti Koci, per te mbetur socialist, por ne radhet e LSI te Metes tashme. Ndersa PD pati vetem dy rrjedhje, largimin e Ngjeles si deputet i pavarur dhe ate te Bakallit, qe instalohet te grupi i PDK. Nderkohe qe mori nga PDR deputetin Xhaferri, perfshiu ne grup kreun e PBLD, Starova dhe njeheresh gjysma e deputeteve te PR bejne mbledhjet ne Grupin parlamentar te PD. J.Marena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›