E Diel, 1 Nëntor 2026

Feith informohet per procesin e decentralizimit ne Viti

Shefi i Zyres Nderkombetare Civile ne Kosove Piter Feith i shoqeruar edhe nga ministri i Pushtetit Lokal Sadri Ferati, ka qendruar ne Viti dhe ka vizituar Zyren Lokale per komunitete ne Verbovc per tu njoftuar me per se afermi me procesin e decentralizimit ne kete komune, ku parashihet krijimi i komunes se re te Kllokotit. Gjate qendrimit ne Viti, perfaqesuesi special i Bashkimit Evropian Piter Feith, ka theksuar se perfaqesuesit serbe te zgjedhur nga zgjedhjet e 11 majit, nuk jane legjitim dhe ne kete kontest, ata nuk mund te jene udheheqes te komunave te reja qe parashihen ne projektin e decentralizimit. Ai ka theksuar se me krijimin e komunes se re te Kllokotit, qytetaret e komunitetit serb do te kene mundesi me te mira te udheheqin me vetveten.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›