E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngjela: Bollano, bastardi qe po kthen Himaren ne molle sherri, vodhi pronat

O.Hila/R.Rapushi

HIMARE- Deputetet Nikollaq Neranxi dhe Spartak Ngjela akuzuan dje kryetarin e bashkise se Himares, Vasil Bollano se ka bere abuzime flagrante me tokat ne bregdet, vjedhje qe do te behen publike se shpejti. Madje u shprehen se kane dhe dokumente origjinale qe provojne fajesine e tij ne mafien e pronave si dhe emrat e personave te cileve u eshte dhene toke me te padrejte. Organizatoret e protestes ne qytetin bregdetar thane se Bollano drejton mafien e pronave ne kete zone. "Bollano dhe mafiozet e pronave qe ai kryeson po abuzojne cdo dite. Tre jane rastet flagrante te vjedhjeve te bera nga Bollano", tha Neranxi. Sipas tij, nder to renditet rasti i "Porto Palermos", ku behet fjale per 860 hektare, te pervetesuar me dokumente fallco nga familja Cani. Familje kjo e lidhur me fije shume te holla me qarqe te caktuara te politikes sipas Neranxit. Rasti i dyte sipas tij ben fjale per bregdetin e Jales, dhe ne Vuno, ku po behen pronesomi i zones ne fjale. Shume me i ashper ne fjale, deputeti i pavarur Ngjela e quajti kryetarin e bashkise, Bollano "nje bastard qe po e kthen Himaren ne nje molle sherri, te nje sherri fals e te stisur". "Ai qe mendon se mund te marre pronat dhe hipotekat e himarjoteve, eshte naiv. Sebashku me deputetin Neranxi, po punojme seriozisht per te ngritur nje lob parlamentar per ceshtjen e Himares", theksoi Ngjela. Deputeti tashme i pavarur, tha se gjithcka do te rikthehet sipas ligjit. "Ky kryebashkiak do te perballet me ligjin. Nuk ka kush e mbron ate, pasi ne Shqiperi gjykatat jane te pavarura. Askush nuk do te guxoje t'ju marre ju pronat dhe tapite", u shpreh i bindur Ngjela. Ai sqaroi dy arsyet pse mori pjese ne kete proteste. Se pari, se Himara eshte nje simbol i rralle i histori se shqiptareve, e nuk mund te pushtohet nga krimba. Ndersa arsyeja e dyte eshte obligimi i tij per te ardhur ne kete vend dhe qe sipas tij, nuk mund te tallet njeri me 8 milione shqiptaret. Nga ana tjeter, deputeti Neranxi i cili organizoi edhe protesten e djeshme ne Himare theksoi se himarjotet u mashtruan nga kryebashkiaku Bollano. Sipas tij, Bollano premtoi t'ju ktheje pronen, por nuk e mbajti fjalen. "Himarjotet jane genjyer nga shume qeveri, per 18 vjet radhazi. Jane genjyer edhe nga pushteti vendor. Ne i kerkojme qeverise shqiptare dhe i bejme apel asaj, qe ti japi hipoteken e pronave himarjoteve, pronare te ligjshem. Mbaroi koha e pritjes, ka marre fund, vendimin tani do e marrim vet', beri thirrje Neranxi. Pjesemarresit ne takimin paqesor mbanin ne duar pankarta ku shkruhej "Prona mbrohet me gjak", "Himara eshte e Himarjoteve" dhe "Larg mafia e pronave".

Protesta ne Himare e organizuar nga deputeti Nikollaq Neranxi nisi dje nje ore me vonese, pasi policia bashkiake prishi ne oren 05:00 te mengjesit podiumin se nuk kishte leje. Ai u rindertua me vone nga bashkepunetoret e Neranxit dhe protesta nisi nje ore me vonese.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›