E Diel, 1 Nëntor 2026

Hapja, perdoren 4 shpikjet kineze

Ne shfaqjen artistike te ceremonise se hapjes se Lojerave Olimpike te Pekinit te vitit 2008 u paraqiten 4 shpikjet e lashta kineze qe kane dhene kontribut te madh per progresin e botes dhe te qyteterimeve njerezore. Sipas zbulimeve arkeologjike, rreth shekullit te pare para eres sone, ne Kine u shpik letra. Ne shekullin e 6-te, me perhapjen e teknologjise se prodhimit te letres jashte Kines, Koreja e Veriut, Japonia, vendet arabe dhe vendet evropiane zoteruan me radhe kete teknologji. Qysh nga ajo kohe, letra u be mjeti i rendesishem per perhapjen e kultures dhe per shkembimet. Pas shpikjes se letres ne Kine, per te botuar libra, u shpik edhe teknologjia e shtypjes. Teknologjia e shtypjes me matrice druri u perhap ne Korene e Veriut dhe ne Japoni ne shekullin e 13-te dhe ne shekullin e 15-te u perhap ne Evrope. Teknologjia e shtypjes me matrice druri eshte nje kontribut tjeter i rendesishem i popullit kinez per njerezimin. Baruti i shpikur ne Kine u perhap ne shekullin e 13-te ne vendet arabe dhe pas shekullit te 14-te teknologjia e prodhimit te armeve me barut e shpikur ne Kine u perhap ne Evrope nepermjet vendeve arabe. Busulla lindi ne periudhen e shteteve nderluftuese te Kines. Me zhvillimin e tregtise se jashtme dhe te transportit detar, busulla u perhap ne vendet arabe, pastaj ne Evrope. 4 shpikjet paten ndikime te medha mbi disa vende perendimore qe po hynin ne shoqerine kapitaliste dhe u bene mjeti i rinimit shkencor te Evropes. Shume teknologji te fluturimit kozmik me kozmonaut u perdoren ne ceremonine e hapjes se Lojerave Olimpike te Pekinit

Shume teknologji te fluturimit kozmik me kozmonaut u perdoren ne ceremonine e hapjes se Lojerave Olimpike te Pekinit

Me 8 gusht, kryetari i Institutit te Projektimit Inxhinierik prane Departamentit te Armatimit te Pergjithshem te Ushtrise Clirimtare Popullore Kineze Zhou Fengguang beri te ditur se ne ceremonine e hapjes se Lojerave Olimpike te Pekinit u perdoren shume teknologji te fluturimit kozmik me kozmonaut. Keto teknologji siguruan funksionimin e mijera pajisjeve dhe te pjeseve perberese. Specialistet e ketij instituti moren si reference pervojen e kontrollit te leshimit te anijes kozmike, duke krijuar sistemin e kontrollit te gjithanshem per ceremonine. Specialistet e raketave zhvilluan nje pajisje te leshimit te ajrit per leshimin e fishek zjarreve te ceremonise. Kjo pajisje eshte me saktesi te larte, siguri te madhe dhe pa ndotje.

Piktura e gjate ne rrote letre, shfaqja artistike ne ceremonine e hapjes te Lojerave Olimpike te Pekinit

Ne ceremonine e hapjes te Lojerave Olimpike te Pekinit u paraqit para te gjithe shikuesve nje pikture e gjate kineze ne rrote letre. Shfaqja artistike ne kete mbremje filloi nga kjo pikture. Ne qender te piktures ishte vene nje flete e bardhe. Rreth kesaj flete u paraqiten ngadale pikturat mbi burimin dhe zhvillimin e kultures kineze, duke perfshire vizatimet ne shkemb, artikujt qeramike dhe artikujt e bronzit. Ne "Pikturen e gjate ne rrote letre" u perfshine shume elemente te kultures dhe historise kineze. Prodhimi i letres eshte nje nga kater shpikjet e medha kineze ne kohen e lashte. Vizatimet ne shkemb jane trashegimi e cmueshme kulturore nga paraardhesit kineze. Artikujt qeramike jane artikuj artistike te vjeter kineze. Artikujt e bronzit ne Kinen e lashte jane kontributi i madh nga paraardhesit kineze ndaj civilizimeve njerezore.

Natyra, pjese e shfaqjes artistike ne ceremonine e hapjes te Lojerave Olimpike

Shfaqja "Taiji" ka paraqitur gjendjen shpirterore mbi marredheniet harmonike midis njeriut dhe natyres, duke synuar bashkimin e njeriut dhe natyres. Taiji quan-i eshte nje lloj konfuje, perfaqesues i Wushu-se kineze. Karakteristikat e tij jane bashkimi i levizjes dhe pushimit e nderthurja e fortesise dhe butesise. Ai ka treguar perseri ne menyre te gjalle konceptin e filozofise se vjeter kineze. 2008 artistet e taiji quan-it formuan nje top te rrumbullaket. Ne qender te tyre ishte piktura e lashte mbi diellin, henen dhe malet e pikturuar me ngjyre te gjelber nga femijet, duke shprehur deshiren per mbrojtjen e mjedisit dhe duke paraqitur konceptin thelbesor te taiji-se kineze, bashkimin e njeriut dhe natyres.

Shfaqja "Shkrime"

Ne ceremonine e hapjes se Lojerave Olimpike te Pekinit u dha edhe shfaqja "Shkrime". Ne skene, nxenesit e Konfucit mbanin libra te lashte duke kenduar dhe shume aktore interpretonin shkrime. Shkrimet kineze jane nder shkrimet me te lashta ne bote dhe shfaqin historine e lashte te qyteterimit kinez. Aktoret shfaqen shkrimin kinez "Harmonia" ne 3 versione duke treguar idene humanitare te Konfucit "Harmonia eshte me e cmueshmja".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›