E Diel, 1 Nëntor 2026

Deputeti socialist vlerëson Tabakun dhe Alimehmetin: Në të ardhmen do doja të ishin drejtuesit e PD-së

Lavdrim Krashi, deputet i PS-së, i ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus, nën moderimin e Pranvera Borakajt, ka shprehur vlerësimin e tij për dy nga kolegët demokratë, Ilir Alimehmeti dhe Jorida Tabaku, të cilët rezultuan dy më të votuarit e listës së PD-së në Tiranë.

Pavarësisht votave, Alimehmeti nuk arriti të siguronte një mandat, pasi PD mori 13 mandate në Tiranë: 12 nga lista e mbyllur dhe Tabaku nga lista e hapur.

Krashi tha se një ditë do të donte t’i shikonte në krye të opozitës.

Krashi: Tabaku dhe Alimehmeti, do të doja që ata të jenë drejtues të PD-së në të ardhmen. Jam njeriu i fundit që mund t’i jap këshilla PD-së. Por dua të bëj një analizë se pse ndodhi kjo që ndodhi. Faji duhet parë gjithmonë nga vetja në radhë të parë.

Pranvera Borakaj: Si socialist i vjetër, si e komentoni ju deklaratën e Ramës gjatë fjalimit të tij se “Sot jemi gjithnjë e më pak”, duke iu referuar socialistëve të hershëm në parti dhe në Kuvend?

Krashi: Të marrësh mandatin e katërt është përgjegjësia më e madhe që mund t’i ndodhë një partie, dhe aq më tepër një individi. Pritshmëritë e qytetarëve janë aq të mëdha, sa që të gjithë votuesit e PS kanë një përgjegjësi të madhe. Pas katër vitesh kemi zgjedhje. Pas dy vitesh kemi zgjedhje vendore. Nuk jemi akoma në atë kulturën demokratike ku nuk shikojmë asnjë reagim nga ata që akuzohen. Thotë populli: “Ku e zë, s’është pa gjë.”/vizionplus.tv 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›