“Vota e diasporës autogol”, Bregu: Opozita hyri në lojë me duar në xhepa, njerëzit e vet i kishte të paregjistruar dhe e dinte

Gazetari Sokol Bregu, i ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus, nën moderimin e Pranvera Borakajt tha se vota e diasporës ishte autogol për opozitën. Sipas gazetarit, opozita e dinte që njerëzit e vet i kishte të paregjistruar në KQZ dhe hyri në garë me duar në xhepa. Gjithashtu foli edhe për strategjinë që përdori PS gjatë fushatës për të marrë votat e ish-LSI, Partisë së Lirisë sot.
Sokol Bregu: Opozita i kishte të gjithë të paregjistruar njerëzit e saj. Hyri në lojë me duar në xhepa. E dinte rezultatin. Balla punoi, e gjeje edhe në një lokal të humbur. Këta e dinin fare mirë që nuk ishin të regjistruar njerëzit e tyre, opozita e dinte, e dinte edhe kur bënte mitingjet e saj. Nga 500 veta që kishte në sallë, vetëm 30 ishin të regjistruar në KQZ. Çfarë shpresonin këta në Korçë? Votat e emigrantëve do të ishin PD. Votat e emigrantëve ishin PD në Shkodër, Kukës, Lezhë dhe ruajtën të gjitha mandatet, njësoj si u votua në Shqipëri.
Humbi në të gjitha qarqet e tjera. Krimi, krimi, ja po e heqim Elbasanin dhe Durrësin. Ku u fut krimi tjetër? Ka rënë LSI. Ku vajtën 95 mijë vota të LSI? Edi Rama u kishte premtuar poste të gjithë anëtarëve të PL-së nëse do të iknin nga PL dhe i mori brenda fushatës së fundit. Të gjithëve do t’u japë pozicione. Blendi Gonxhe mori dy javë para fushatës drejtuesen politike të gruas në PL dhe bëri fushatë me të. Edi Rama nuk fal një votë, i ka dhënë provat që askujt një votë nuk ia fal./vizionplus.tv