E Diel, 1 Nëntor 2026

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, temperaturat deri në 27 gradë

Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht të jetë me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura prej orëve të mesditës e pasdite kryesisht në relievet malore në jug e juglindje të territorit.

Prezencë e reshjeve të herëpashershme të shiut prej orëve të mesditës në zonën e jugut me intensitet të ulët, ndërsa në relievet malore të saj në mënyrë të izoluar shtrëngata afatshkurtra, nga orët e mbrëmjes ndërprerje graduale e tyre.

Temperaturat minimale do të jenë 9 gradë Celsius, ndërsa maksimale 27 gradë.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare deri në 8m/s, në lugina dhe bregdet 10-12m/s Ndërsa deti do të ketë valëzim 1 deri 2 ballë.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›