Dhjete personalitete, me zgjedhje populiste
Luljeta Ndoka
Te gjithe ata qe kane mirembajtur nje rruge, kane strehuar nje te varfer, apo kane dhene kontribut per zhvillimin e Tiranes, do te mund te propozohen per t'u shpallur "personaliteti i vitit". Gjithsej do te shpallen 10 te tille, qe te gjithe fale propozimit te bere nga njerez te zakonshem. Sepse ne fakt, te zakonshem do te jene edhe te zgjedhurit. Sipas keshilltares per Marredheniet me Publikun ne Bashkine e Tiranes, Belinda Balluku, projekti me i ri i ketij institucioni ia ka lene ne dore popullit te Tiranes qe te shfaqe vleresimin qe ka per cdo figure.
Nje nisme e tille do te funksionoje ne forme konkursi. E vecanta eshte se per here te pare, zgjedhja behet nga populli. Jo me njerez te quajtur VIP, por njerez teper te thjeshte qe ne fakt bejne gjera te medha. Balluku, beri te ditur dje ky projekt, ashtu si dhe shume te tjera qe Bashkia e Tiranes organizon, synon kthimin ne tradite te ketij evenimenti, ku do te promovohen 10 personalitetet me te rendesishem te vitit, qofshin keta te njohur dhe jo vetem, mjafton qe me vepren e tyre t'i kene ofruar komunitetin kryeqytetas dicka te vecante e sigurisht te rendesishme. Sipas keshilltares Balluku, bashkia eshte e hapur per te pritur propozime duke filluar nga dita e djeshme e deri me 20 dhjetor, e cila eshte dita e fundit e pranimit te tyre. "Nga data 21 dhjetor te dhenat e mbledhura do t'i dorezohen nje jurie te perbere nga personalitete te njohura, por edhe nga nje noter, i cili do te siguroje vertetesine e procesit", u shpreh Balluku gjate lancimit te ketij projekti. Pas gjithe kesaj, me date 28 dhjetor, ne nje mbremje te organizuar posacerisht ne nder te "10 Personaliteteve te Vitit 2007", Bashkia e Tiranes do te shpalle rezultatet. Ajo u ka uruar suksese te gjithe qytetareve qe kane pasur guximin dhe aftesine t'i ofrojne Tiranes me shume ne rrugen e saj evropiane.
Duke filluar nga data 6 dhjetor, te gjithe qytetaret e interesuar jane te ftuar te dergojne prane Bashkise se Tiranes, propozimet e tyre per "10 Personalitetet e Vitit 2007", ne tre menyra. E para eshte metoda elektronike. Keshtu, ata qe e ndiejne te vlefshme te bejne nje propozim mund ta dergojne ne adresen 10@tirana.gov.al, e cila funksionon duke filluar nga dita e djeshme. Menyra tjeter eshte dergimi me poste ne adresen: Drejtoria e Marredhenieve me Publikun, Bashkia Tirane, Bulevardi "Deshmoret e Kombit", Tirane. Ndersa menyra e trete eshte dorazi, prane Zyres se Informimit Qytetar, Bashkia e Tiranes. Belinda Balluku ka terhequr vemendjen se prane cdo emri te propozuar duhet te vendoset arsyeja per te cilen e keni perzgjedhur dhe ka kujtuar se nje person mund te propozoje vetem 10 apo me pak emra, por jo me shume.