Koncert madheshtor per permbysjen e diktatures
Nje koncert madheshtor nen sloganin "Rini, Demokraci, Integrim" do te zhvillohet me rastin e 8 Dhjetorit, dites se Rinise dhe Pluralizmit shqiptar. Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve nen angazhimin e Kryeministrit Berisha do te organizoje edhe nje sere veprimtarish perkujtimore, artistike dhe kulturore. Nje gje e tille behet me qellim kujtesen historike dhe promovimin e rolit te rinise, ne permbysjen e diktatures komuniste dhe vendosjen e pluralizmit ne vend. Aktivitetet do te kulmojne me organizimin e nje koncerti te madh festiv ne qender te Tiranes, ne sheshin "Skenderbej". Per zhvillimin e ketij evenimenti, ne MTKRS po punon prej disa ditesh nje grup pune, i drejtuar nga ministri Ylli Pango, ne perberje te te cilit jane drejtuesit e institucioneve me te rendesishme artistike. Ne koncert do te marrin pjese kengetaret dhe grupet me te mira te muzikes se lehte dhe asaj moderne, nga Shqiperia dhe Kosova. Krahas aspiratave te rinise eshte rasti per t'i bere nje homazh heronjve te demokracise Azem Hajdari dhe Arben Broci. Gjithashtu do te kujtohet edhe slogani i viteve '90: "E duam Shqiperine si gjithe Evropa".