E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhvleresimi i dollarit ul koston e borxhit

Vleresimi i dollarit ne raport me monedhen vendase ka ndihmuar qeverine shqiptare te reduktoje kostot e shlyerjes se interesave te borxhit te jashtem. Ekspertet ne Ministrine e Financave kane bere te ditur se, ndryshimi i kursit te kembimit te USD ndaj monedhave perberese te stokut dhe lekut kane sjelle nje ulje te shpenzimeve ne masen e pagesave te borxhit te jashtem me 40.64 milion leke. Nje dollar kushton aktualisht 82 leke nga 96 leke qe ishte vitin qe shkoi ne kete periudhe. Ne fakt, nje pjese e konsiderueshme e borxhit te jashtem te shtetit shqiptar eshte e emetuar ne dollarin amerikan. Vetem Bankes Boterore, qeveria shqiptare i detyrohet rreth 728 milione dollare, pasi kredite e dhena nga ajo jane ne dollare. Nencmimi i dollarit keto vitet e fundit e ka ndihmuar qeverine shqiptare te paguaje me pak interesa per borxhin e jashtem. Pervecse me Banken Boterore, qeveria shqiptare ne vitet e meparshme e ka kontraktuar borxhin e jashtem ne dollare amerikane. Megjithate, kursi i kembimit mund te behet kercenues per shlyerjen e detyrimeve ne fjale. Pasi nje zhvleresim i monedhes vendase ndaj valutave, qe eshte marre borxhi, do t'i krijonte kosto te paparashikuara qeverise per shlyerjen e tij. Shtesa e financimeve te huaja dhe e raportit te borxhit te jashtem ndaj Prodhimit te Brendshem Bruto do te jete e konsiderueshme gjate vitit 2008 dhe do te moderohet ne vitet 2009-2010. Megjithese borxhi publik ndaj PBB-se do te rritet, ai perseri konsiderohet ne nivele te qendrueshme per faktin e nivelit te larte te deficitit primar dhe normes se interesit, e cila mbetet me e ulet se rritja e GDP-se. Parashikimet e kane marre ne konsiderate nje zhvleresim te lekut ndaj euros. Rritja e normes se interesit ne tregun nderkombetar ka sjelle nje rritje te shpenzimeve per interesa ne masen rreth 4.5 milion leke.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›