Borxhi i jashtem, 360 euro per person
Borxhi i jashtem, sipas planifikimeve te Ministrise se Financave, do te vije ne rritje. Aktualisht, ky tregues eshte rreth 1.3 miliarde euro ose ndryshe 360 euro per person.
Por ne fund te vitit qe vjen stoku i borxhit te jashtem pritet te rritet te pakten edhe me mbi 300 milione euro, si pasoje e tendences ne rritje te interesit dhe rritjes se disbursimeve te parashikuara per vitin 2007, te kredive te reja te kontraktuara dhe te ratifikuara apo qe jane ne proces ratifikimi dhe qe i fillojne efektet e tyre ne buxhet ne vitin 2007. Ketu perfshihen kredite e reja me IDA-n, BERZH-in, BEI-in, Banken per Zhvillim te Keshillit te Evropes etj, pjesa kryesore e te cilave jane me terma jokoncensionale. Borxhi i jashtem, gjithashtu, do te perfshihet ne nje proces negociatash rishikimi dhe parashikohet qe te perfundohen marreveshjet e riskedulimit me Rusine, Jugosllavine, Greqine, kompanite private angleze, ato austriake, holandeze etj per te cilat jane planifikuar te paguhen 1.383 milione leke per shlyerjen e principalit dhe 345 milione leke per interesat. Ne buxhetin e vitit 2007 jane planifikuar fonde edhe per shlyerjen e detyrimeve ne kuadrin e garancive, qe ka leshuar qeveria per kredite e marra nga institucionet dhe qeverite e huaja. Konkretisht, per borxhin e jashtem te garantuar jane perfshire ne buxhet 473 milione leke per pagesat e principalit dhe 412 milione leke per interesa ose gjithsej 886 milione leke. Ne pagesat e borxhit te jashtem per vitin 2007 gjithashtu jane planifikuar edhe 266 milione leke pagesa interesi per kredi, qe mendohet te nenshkruhen gjate kesaj periudhe dhe te cilat do te kene efekte financiare ne buxhet.
Borxhi i jashtem
Borxhi shumepalesh 1 miliard dollare
Borxhi dypalesh 413 milione dollare
Klubi i Parisit 122 milione euro
Totali i borxhit
4.4 miliarde euro
Totali i borxhit per person 1220
Borxhi i jashtem
1 miliarde e 300 milione euro
360 euro per person
Borxhi i brendshem
3.1 miliarde euro
860 euro borxh i jashtem per person
2007, bilanci i detyrimeve
1. Kufiri per rritjen vjetore te totalit ekzistues te borxhit te shtetit, si rezultat i zbatimit te buxhetit te vitit 2007, eshte 52.630 milione leke, nga i cili :
* Per kredite e jashtme te drejteperdrejta te Keshillit te Ministrave eshte 27.630 milione leke
* Per financimin e brendshem te deficitit buxhetor eshte 25.000 milione leke.
2. Kufiri per rritjen vjetore te garancive te shtetit ne dobi te paleve te treta perfituese eshte 4.179 milione leke.
3. Kufiri per rritjen vjetore te stokut te borxhit, si rezultat i riskedulimit te borxheve te vjetra te jashtme te papaguara, eshte 5.153 milione leke.
4. Kufiri per rritjen vjetore te stokut te borxhit, si rezultat i mbulimit te diferencave nga rivleresimi i valutave, eshte 5.800 milione leke.