Digjet stalla në Armen të Selenicës, Bardhosh Haxhiraj humbi 22 lopë, viça e dele

Me lot në sy, 65-vjeçari Bardhosh Haxhiraj rrëfen momentet dramatike kur zjarri përfshiu stallën e tij në fshatin Armen të bashkisë së Selenicës. Në stallë ndodheshin 16 lopë, 4 viça dhe 2 dele, të cilat u përfshinë nga flakët.
“Gjithçka nisi nga një shkëndijë elektrike që më pas shpërtheu në flakë, duke djegur me shpejtësi të gjithë objektin. Në 7 të darkës, në 9 më marrin në telefon data 10, dhe më thonë ka marrë flakë stalla. I hipa makinës dhe erdha këtu. Flaka kishte marrë dynjanë. Nuk kishe mundësi të ndërhyje. Erdhën zjarrëfikësit dhe nuk hynin dot”, thotë Haxhiraj.
Ai shprehet se dëmi është kolosal. Vetm vlera e lopëve llogaritet 5 milionë lekë.
“Me gjithë stallën arrin në 100 mijë euro dëme. Vajta në zero, mos të them dhe nën zero”, shprehet Haxhiraj. 65-vjeçari kërkon ndihmë për të përballuar këtë humbje të madhe. Autoritetet përkatëse kanë bërë vlerësimin paraprak të dëmit.
/RTSH/