E Martë, 3 Nëntor 2026

“Isha përgjumësh, nuk doja të dilja”, Dijonisi reagon për herë të parë pas largimit nga “Ferma VIP”

Dijonis Biba ka reaguar për herë të parë pas largimit të tij të papritur nga “Ferma VIP”.

Ai ishte i pranishëm në studio mbrëmjen e sotme, ku mes batutash tha se nuk donte të dilte, por ishte përgjumësh kur e mori këtë vendim.

Ai nuk harroi pa përmendur edhe macen, të cilën e pagëzoi me emrin Sokol. Dijonisi tha se Sokoli është i vetimi fermer për të cilin e ka marrë malli shumë.

“Kam menduar që do jetë më mirë jashtë dhe është më mirë jashtë.

Dy ditët e para isha pak turbullt dhe kisha harruar rrugët e Tiranës, por tani jam mirë. Jam takuar me Marianën kemi ngrënë e një drekë.

Unë isha përgjumësh, nuk doja të dilja. Kur dola, kërkova të kthehem, Agai më preu në besë e më tha deshe të dalësh, dole.

Më ka marrë malli për të gjithë, por për Sokolin më shumë. E kam kërkuar por ju nuk ma keni sjellë. Ishalla Sokoli fiton Fermën dhe lekët tja marr unë”, tha Dijonisi./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›