Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

PRISHTINË, 26 gusht/ATSH/- Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha për kryetar të Kuvendit.
Në përpjekjen e 58-të për konstituimin e Kuvendit, propozimi i Vetëvendosjes u miratua me 73 vota pro, 30 kundër dhe 3 abstenim.
Ai arriti t’i marrë votat e nevojshme falë votës së një pjesë të deputetëve të PDK-së, AAK-së, dhë një pjese të pakicave. LDK dhe Lista Serbe votuan kundër.
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për zgjidhjen e ngërçit të krijuar, kjo ishte seanca e katërt e zhvilluar ku deputetët dhanë dakordësi për emrin e Dimal Bashës si kreu i ri i Kuvendit të Kosovës. /KosovaPress/