E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zgjidhen tre nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës nga partitë shqiptare

PRISHTINË, 26 gusht/ATSH/ Pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Kosovës që i dha fund ngërçit politik, seanca konstituive vijoi me zgjedhjen e nënkryetarëve sipas propozimeve të depozituara nga partitë.

Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala janë zgjedhur nënkryetarë me vota 101 për, asnjë kundër dhe nëntë abstenime.

Dy nënkryetarë të tjerë duhet të propozohen nga pakicat.

Përpara votimit, kryeparlamentari i sapozgjedhur Basha u shpreh se tri partitë më të mëdha shqiptare janë pajtuar për t’i votuar tre nënkryetarët në pako.

Lëvizja Vetëvendosje kishte propozuar Albulena Haxhiun, Partia Demokratike e Kosovës Vlora Çitakun, ndërsa Lidhja Demoratike e Kosovës Kujtim Shalën. /rel/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›