Zgjedhja e nënkryetarit nga Lista Serbe vazhdon me short

PRISHTINË, 26 gusht/ATSH/ Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka propozuar që të vijohet me propozimin e kanididatëve me short.
Tri herë radhazi i propozuari i Listës Serbe për nënkryetar të kuvendit, Sllavko SImiq nuk ka marrë votat e mjaftueshme për tu zgjedhur në këtë post.
Basha ka kërkuar nga Simiq që të propozojë emër tjetër për nënkryetar, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Aktualisht administrata po bën përgatitjet për votimin me short.
Kundër tij, në tri raundet e votimit Simiq, mori vetëm dhjetë vota për nga Lista Serbe dhe deputeti goran, Adem Hoxha, kurse kundër votuan 56 deputetët e LVV-së, ndërkaq 23 deputetë nga PDK abstenuan, kurse nga deputetët e LDK-së nuk morën pjesë në votim./Kosovapress/