E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dinamo City fiton 0-2 në transfertë ndaj Vorës

TIRANË, 24 tetor /ATSH/ Dinamo City u rikthye tek fitorja në kampionat, teksa triumfoi 0-2 ndaj Vorës në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë.

Nga një gol për çdo pjesë, i dha suksesin ekipit të trajnerit Ilir Daja.

Lorenco Vila zhbllokoi takimin në fundin e pjesës së parë. Golin e dytë e shënoi Dejvi Bregu në minutën e 77-të, me penallti.

Ky sukses e ngjit Dinamon City përkohësisht në vendin e dytë me 14 pikë, ndërsa Vora renditet në vendin e gjashtë me 10 pikë.

Javën e ardhshme, Dinamo ka derbin me Partizanin, ndërsa Vora luan ndaj Bylisit.

Dy takimet e tjera të së premtes do të luhen në ora 17:00, ku spikat klasikja e futbollit shqiptar, Vllaznia-Tirana, që do të luhet në “Loro Boriçi”. Në të njëjtën orë do të luhet edhe ndeshja AF Elbasani-Bylis.

Të shtunën do të luhen dy përballjet e tjera të javës së 8-të. Partizani pret Egnatian në shtëpi, ndërsa Flamurtarin e pret transferta kundër Teutës në Durrës. Të dyja sfidat do të luhen në orën 17:00.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 8

E premte, më 24 tetor

Vora – Dinamo City                        0-2

Vllaznia – Tirana                            17:00

AF Elbasani – Bylis                         17:00

E shtunë, më 25 tetor

Partizani – Egnatia                         17:00

Teuta – Flamurtari                         17:00

/gj.m/a.f/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›