E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita Botërore e Autizmit, Kumbaro: 2670 mësues ndihmës në arsimin special

TIRANË, 2 prill/ATSH/ Në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit mbi Autizmin, ministrja e Arsimit përgëzoi nxënësit me aftësi të veçanta për arritjet e tyre dhe shprehu mirënjohjen për mësueset e arsimit special.

Kumbaro tha se mësueset e arsimit special çdo ditë kujdesen, mbështesin dhe orientojnë nxënësit me aftësi të veçanta në shkollat tona.

“Janë 2670 mësues ndihmës që sot japin kontributin e tyre të vyer në këtë rrjet, duke siguruar gjithëpërfshirjen brenda sistemit arsimor, si edhe duke krijuar sensibilizim te nxënësit e tjerë përmes aktiviteteve dhe fushatave ndërgjegjësuese”, theksoi Kumbaro.

Dita Botërore e Autizmit synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit dhe përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me autizëm.

Kjo ditë botërore, synon të tërheqë vëmendjen lidhur me nevojën për programe inovative të krijuara për të mbështetur të rinjtë me autizëm, në tranzicionin për në moshën e rritur dhe që të jenë pjesëmarrës me të drejta të plota në Agjendën e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, si agjentë të ndryshimit. por edhe si përfitues.

1 nga 7

/k.s/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›