E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia Durrës, vendim për rialokimin e fondeve të rindërtimit të 2025

TIRANË, 2 prill /ATSH/ Këshilli bashkiak i Durrësit, në mbledhjen e ditës së sotme miratoi vendimin për rialokimin e fondeve të rindërtimit të pashpenzuara në vitin 2025, që do të trashëgohen në vitin 2026.

Kryetarja e bashkisë Durrës, Emirana Sako, u shpreh se një tjetër vendim u mor për ngritjen dhe funksionimin e këshillit kulturor, si edhe u përcaktua fondi për përballimin e efektit financiar të rritjes së pagave për punonjësit e bashkisë dhe institucioneve e ndërmarrjeve në varësi të saj si dhe niveli i pagave për çdo sektor.

Sako njoftoi se u miratua edhe dhënia për zhvillim e një ndërtese në lagjen 13 me qëllim shkëmbimin në natyrë për përfitimin e sipërfaqes ndërtimore ekuivalente ose më të madhe se objekti ekzistues.

“Po kështu këshilltarët u njohën me një informacion nga Qendra Ekonomike e Arsimit mbi procedurën e daljes jashtë përdorimit/tjetërsimit të aktiveve të panevojshme të institucioneve në varësi të saj”, tha Sako.

/e.i/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›