Nxënësit e shkollës “Nehemia” vizitojnë Kuvendin, takim me ministren Kumbaro

TIRANË, 2 prill/ATSH/ Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro takoi sot në sallën e Kuvendit disa nxënës të shkollës 9-vjeçare “Nehemia” në Pogradec.
Kumbaro në një postim në rrjetet sociale tha se “nxënësit kishin ardhur të ndiqnin seancën e sotme parlamentare si një mënyrë për t’u njohur me institucionet e vendit, por dhe si pjesë e edukimit qytetar e kulturës demokratike”.
Meqë kjo ditë rastis edhe me Ditën Botërore të Librit për Fëmijë, Kumbaro shkëmbeu me nxënësit edhe ca ide rreth leximit.
Gjatë vizitës në Kuvend nxënësit u njohën nga afër me funksionimin e institucionit ligjvënës në vend. Ata mësuan mbi procesin e hartimit të ligjeve, rolin e deputetëve dhe rëndësinë e demokracisë në jetën e përditshme. Kjo vizitë shërben si një mundësi e mirë për të lidhur njohuritë teorike me praktikën dhe për të nxitur qytetarinë aktive tek të rinjtë. 1 nga 4 /k.s/j.p/