Rama: Drejt përfundimit parku “Dua të luaj”, hapësirë e re për Elbasanin

TIRANË, 2 prill/ATSH/ Punimet për parkun rekreativ “Dua të luaj” në Elbasan janë drejt përfundimit, duke sjellë shumë shpejt një hapësirë të re moderne në shërbim të komunitetit.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga punimet që po kryhen në këtë park, i cili përfshin kënde lojërash për fëmijë dhe ambiente të gjelbra rekreative për të gjitha moshat.
“Një hapësirë moderne prej 22 mijë m², me fusha sportive , kënde lojërash dhe ambiente rekreative, që shumë shpejt do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve”, shkruan Rama.
Me mbështetjen e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ky projekt synon të krijojë një park funksional dhe gjithëpërfshirës, duke promovuar një stil jetese aktive për të gjitha grupmoshat.
Bashkia Elbasan vijon punën për transformimin e hapësirave publike, duke rritur gjelbërimin dhe cilësinë e jetës për qytetarët.
1 nga 4/k.s/j.p/