E Martë, 3 Nëntor 2026

Dita Botërore e Muzikës, mbahet edicioni i 16-të i RockFest në Tiranë

TIRANË, 22 qershor/ATSH/ Dita Botërore e Muzikës, ose “Fête de la Musique”, kremtohet çdo 21 qershor. Ajo nisi fillimisht në Francë, por me kalimin e viteve është përhapur dhe festohet në rreth 110 vende të botës, përfshirë edhe Shqipërinë.

RockFest, eventi i përvitshëm që i kushtohet muzikës u rikthye këtë të shtunë në edicionin e tij të 16-të, te “Reja” organizuar nga Akademia e Hollywood.

Ky event i përvitshëm që i kushtohet muzikës u zhvillua dje, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Muzikës, ndërsa skena e konstelacionit “Reja” u mbush me tingujt e bandave rock më të mira vendase dhe energjinë që vetëm ky festival di të sjellë.

Eventi solli një atmosferë të bukur, me muzikë live dhe ritme ku morën pjesë edhe shumë fëmijë që sollën buzëqeshje dhe gjallëri.

Dita Botërore e Muzikës ka për qëllim ta bëjë muzikën më gjithëpërfshirëse dhe të inkurajojë njerëzit të ndërveprojnë shumë më tepër me të gjitha llojet e melodive, ndërsa edhe një mundësi për muzikantët që të shkojnë me pranë audiencës se tyre.

Kjo datë e veçantë promovon muzikën në dy mënyra: duke inkurajuar muzikantë të rinj dhe profesionistë për të performuar në rrugë dhe duke organizuar koncerte muzikore falas, duke mbuluar të gjitha zhanret e muzikës, në mënyrë që publiku të mund të njihet me muzikën e re.

Nga edicioni i 16-të të RockFest në Tiranë 1 nga 12

/e.i//r.e/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›