FOKUS – Gjysmëhëna e Kuqe: Asnjë viktimë nga sulmet amerikane në centralet bërthamore iraniane

TEHERAN, 22 qershor /ATSH-DPA/ – Askush nuk u vra në sulmin amerikan në centralet kryesore bërthamore iraniane gjatë natës, sipas shërbimit të shpëtimit të Gjysmëhënës së Kuqe.
”Njëmbëdhjetë persona u plagosën në sulmet, të cilat kishin në shënjestër centralet bërthamore në Isfahan, Natanz dhe Fordow”, tha Pir Hossein Kolivand, kreu i Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe iraniane.
”Katër prej tyre janë shtruar në spital”, shtoi ai.
Bombarduesit amerikanë me rreze të gjatë veprimi ishin të përfshirë në sulmin e natës në tre centralet bërthamore iraniane.
Irani i ka dënuar sulmet, me ministrin e Jashtëm Abbas Araghchi që kërcënoi me “pasoja të përjetshme”./ a.jor.