Dita Botërore e Shëndetit- Kontrolle falas për qytetarët, në fokus ndërgjegjësimi i tyre

Në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit në qendër të qytetit të Shkodrës u zhvillua një aktivitet ndërgjegjësues, ku qytetarëve iu ofruan falas shërbime bazë si matja e tensionit arterial dhe nivelit të glicemisë në gjak.
Nisma synon rritjen e kujdesit për shëndetin dhe nxitjen e kontrolleve periodike për parandalimin e sëmundjeve.
Aktiviteti u mirëprit nga qytetarët duke evidentuar interesin për kontrollet parandaluese dhe rëndësinë e promovimit të një stili jetese të shëndetshëm. Autoritetet shëndetësore theksojnë nevojën për vazhdimin e nismave të tilla në shërbim të komunitetit.
Gazetare: B. Cina
/rtsh.al/