Dita Ndërkombëtare e Arkivave

TIRANË, 9 qershor/ATSH/ 9 qershori është Dita Ndërkombëtare e Arkivave.
Kjo datë u zgjodh për të përkujtuar 9 qershorin e vitit 1948, në të cilën u krijua Këshilli Ndërkombëtar i Arkivave, nën kujdesin e UNESCO-s. Në të gjithë botën, profesionistët e komunitetit arkivor bashkohen për t’i shpjeguar botës në përgjithësi pse mbështetja e arkivave dhe profesionit është kaq e rëndësishme.
Arkivat dhe arkivistët luajnë një rol të rëndësishëm në llogaridhënie, transparencë, demokraci, trashëgimi, kujtesë dhe shoqëri.
Synimi i kësaj dite është të rritet ndërgjegjësimi publik për rëndësinë e të dhënave dhe arkivave; të rritet ndërgjegjësimi midis vendimmarrësve kryesorë për përfitimet e menaxhimit të të dhënave për qeverisje të mirë dhe zhvillim; të bëhen të gjithë sektorët plotësisht të vetëdijshëm për nevojën për ruajtje dhe akses afatgjatë në arkiva; për të shfaqur dokumentet unike, të jashtëzakonshme dhe të rralla të ruajtura në institucionet arkivore; për të përmirësuar imazhin e të dhënave dhe arkivave dhe për të rritur profilin e tyre në të gjithë globin.
Zakonisht aktivitetet e Ditës Ndërkombëtare të Arkivave zgjasin përgjatë 1 jave. Tema e këtij viti, për Javën e Arkivave është “Arkivat Për Drejtësi: Të Drejtat. Kujtesa dhe e Ardhmja”. Kjo temë nënvizon faktin se arkivat mbajnë të dhëna që janë themelore për ushtrimin e drejtësisë dhe mbrojtjen e të drejtave.
/r.e/