E Enjte, 5 Nëntor 2026

Dita e 1000-të e agresionit rus, Kryesia e Kuvendit ndriçohet me ngjyrat e flamurit të Ukrainës

TIRANË, 19 nëntor /ATSH/ Sonte në mbrëmje godina e Kryesisë së Kuvendit u ndriçua me ngjyrat e flamurit kombëtar të Ukrainës, në përkujtim të ditës së 1000-të të agresionit ushtarak të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë kundër Ukrainës.

Mbështetja e Shqipërisë do të vazhdojë e palëkundur deri në çlirimin e Ukrainës dhe paqes së qëndrueshme, kthimin e rendit ndërkombëtar dhe rindërtimin e plotë.

Duke mbrojtur integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, ne mbrojmë vlerat tona të përbashkëta, lirinë, demokracinë dhe paqen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›