Dita e Ujit të Bekuar dhe reshjet e dendura në vend, Gogu: Uji mund të jetë bekim dhe rrezik. Lutemi për të prekurit

Ky 6 janar shënon Ditën e Ujit të Bekuar, por njëkohësisht ka përkuar edhe me reshje të dendura shoiu të cilat kanë sjellë problematika në vendin tonë. Në këtë kuadër ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu ka deklaruar se uji mund të jetë njëkohësisht edhe bekim edhe rrezik.
Me një postim në rrjetin social Facebook, Gogu u shpreh se ekipet janë në terren dhe në gatishmëri për çdo problematikë.
Ai u bëri dhe një thirrje qytetarëve në këtë ditë Ujit të Bekuar, për të ndihmuar njëri-tjetrin derisa reshjet të pushojnë dhe ujërat të tërhiqen.
“Sot, te Festa e Ujit të Bekuar, e ndjejmë më fort se kurrë se uji mund të jetë njëkohësisht bekim dhe rrezik.
Ndërsa reshjet kanë sjellë përmbytje e vështirësi në shumë zona, lutemi për të prekurit dhe për ata që janë në gatishmëri dhe punojnë në terren.
Bekimi i ujit sot nuk e mohon dhimbjen, e shndërron në thirrje për mëshirë dhe përgjegjësi: të jemi njerëz që hapim dyer, ndajmë ndihmë dhe mbajmë shpresën gjallë, derisa ujërat të tërhiqen”, tha ai.
/rtsh.al/