Moti i keq, përmbyten tokat bujqësore në Divjakë

Intensiteti i lartë i shiut ka shkaktuar përmbytje në tokat bujqësore të Divjakës. Pas reshjeve të fuqishme, kanalet e kullimit nuk kanë mundur të përballojnë sasinë e ujit të grumbulluar dhe janë shkaktuar përmbytje në sipërfaqet bujqësore.
Për të menaxhuar situatën, tre hidrovore, atë të Karavastasë, Biçukas dhe Divjakës, janë aktivizuar dhe po punojnë me kapacitet të plotë për të thithur ujerat dhe parandaluar përkeqësimin e situatës.
Autoritetet lokale po monitorojnë situatën dhe janë të gatshme për çdo masë tjetër nëse është e nevojshme për të mbrojtur tokat dhe pasuritë bujqësore nga dëmet e mundshme.
/rtsh.al/