E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq në Shijak: Arbana: Përmbyten oborret e disa banesave në Xhafzotaj, strukturat në terren

Bashkia Shijak ka njoftuar se Shtabi i Emergjencave është mbledhur pranë institucionit dhe po monitoron nga afër situatën e krijuar nga moti i keq.

Sipas kryetarit të bashkisë Shijak, Elton Arbana, strukturat përkatëse janë në gatishmëri të plotë dhe po bashkëpunojnë për menaxhimin e çdo problematike të mundshme.

“Deri në këto momente, situata është nën kontroll, përpos disa rasteve sporadike, kryesisht të oborreve të disa banesave në njësinë administrative Xhafzotaj”, u shpreh Arbana.

Sipas tij “janë marrë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe parandalimin e çdo rreziku”.

“Bashkia Shijak u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes, të ruajnë qetësinë, të raportojnë çdo problematikë pranë strukturave përgjegjëse. Për çdo emergjencë, kontaktoni: Kryetari i Bashkisë: 069 20 97 914; Policia Bashkiake: 067 50 66 600;

Zjarrfikëse: 069 33 21 400; Emergjencat Civile: 069 33 53 554”, u shpreh Arbana.

Moti i keq me reshje intensive shiu që ka përfshirë vendin gjatë orëve të fundit ka shkaktuar problematika në disa qarqe.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›