Dita e Verës festohet me muzikë e aktivitete të shumta në Vlorë

TIRANË, 14 mars /ATSH/ Dita e Verës u festua sot edhe në qytetin bregdetar të Vlorës me aktivitete të shumta. Qyteti i Vlorë u mbush me ngjyra, lule dhe të qeshura nga fëmijët që morën pjesë në festimet e organizuara.
Aktivitete festive u zhvilluan kryesisht në zonën e Lungomares, të cilat krijuan një atmosferë të gjallë dhe festive. E pranishme ishte edhe kryetarja e bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini.
“Në nderim të natyrës, me forcën e diellit dhe jetës që rilind në këtë datë, gëzuar të gjithëve nga Vlora që ishte kaq e bukur sot”, shkruan Mersini.
Dita e Verës është një nga festat më të vjetra pagane shqiptare, me rrënjë që shtrihen thellë në lashtësi. Origjina e saj lidhet me kultin e natyrës dhe festimin e rikthimit të diellit pas dimrit të ftohtë. Kjo festë, e cila dikur kremtohej vetëm në Elbasan, sot është bërë një simbol kombëtar i pranverës dhe gëzimit.
/m.q/a.f/